Votimi për largimin e kryetarëve shqiptarë në veri, drejt dështimit
Foto: Laura Hasani

Votimi për largimin e kryetarëve shqiptarë në veri, drejt dështimit

Aktuale April 21, 2024 - 16:57

Në katër komunat e banuara me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, më 21 prill votohet për largimin e katër kryetarëve shqiptarë. Interesimi i qytetarëve për të votuar ishte minimal pasi pak ditë para votimit, Lista Serbe, ftoi për bojkot me arsyetimin se listat e votuesve “nuk e pasqyrojnë gjendjen reale në terren”, duke thënë se numri i shqiptarëve në listat e votuesve "ishte rritur".