Kurti përkujton të rënët në masakrën e Nakaradës: Serbia duhet të dënohet për krimet e luftës

Kurti përkujton të rënët në masakrën e Nakaradës: Serbia duhet të dënohet për krimet e luftës

Aktuale April 21, 2024 - 16:47

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar dëshmorët e familjes Mirena, të cilët u vranë nga forcat serbe.

Kurti ka thënë se shumë familje jetuan në ankthin e pritjes për të ditur fatin e djemve të tyre, shkruan Zeri.info.

“Hetimet për masakrën në Nakaradë i kishte filluar UNMIK-u në vitin 2000. Në vitin 2008, dosja i ishte dorëzuar EULEX-it, ndërsa në 2018 çështja u dërgua në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Ende nuk janë dënuar autorët e as urdhërdhënësit e kësaj masakre.

Bëjmë thirrje edhe njëherë që shtylla tjetër e pushtetit në Kosovë, sistemi i drejtësisë, të veprojë me ngulm, për të sjellur drejtësi për Nakaradën dhe të gjitha krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.

Lavdi për martirët e Nakaradës!

I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!”, shkroi ai në një postim në Facebook. /Zëri