Në Zubin Potok, 15 komisionarë serbë po vëzhgojnë procesin e votimit
Foto: Laura Hasani

Në Zubin Potok, 15 komisionarë serbë po vëzhgojnë procesin e votimit

Aktuale April 21, 2024 - 12:39

Në Zubin Potok, 15 komisionarë serbë po vëzhgojnë procesin e votimit.

Në katër komunat veriore është duke vazhduar procesi i votimit për shkarkimin e kryetarëve.

Numri i Qendrave të Votimit në komunën e Zubin Potokut është 5, Leposaviqit 8, në Zveçan 5 dhe në Mitrovicën e Veriut 5.

Në përgjithësi, numri i Qendrave të Votimit në këto katër komuna është 23, me gjithsej 63 vendvotime.