Votimi në veri, Elshani: Nuk presim të ketë probleme

Votimi në veri, Elshani: Nuk presim të ketë probleme

Aktuale April 21, 2024 - 12:07

Sot po zhvillohet procesi i votimit për shkarkimin e kryetarëve të katër komunave veriore.

Qytetarët serbë do të kenë mundësi të shprehin mendimin e tyre nëse janë për të qëndruar ose për t’u larguar nga pozitat e tyre kryetarët aktualë.

Lidhur me situatën e sigurisë, gjithçka duket e qetë deri më tani.

Zëvendësdrejtori i Policisë për veriun Veton Elshani, tha për klankosova se nuk është shënuar asnjë incident.

“Nuk ka pasur probleme dhe nuk presim që të ketë”, tha Elshani.

Deri më tani se interesimi për të votuar të qytetarëve duket se është i ulët.