Tre votues deri tani në shkollën e fshatit të kryetarit të Zubin Potokut
Foto: Laura Hasani

Tre votues deri tani në shkollën e fshatit të kryetarit të Zubin Potokut

Aktuale April 21, 2024 - 11:21

Tre persona kanë votuar deri më tani në shkollën “Osman Rama” në Çabër – fshatin e kryetarit të Zubin Potokut, Izmir Zeqirit.

Sot po votohet për ose kundër shkarkimit të katër kryetarëve të komunës së Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Numri i Qendrave të Votimit në komunën e Leposaviqit është 8, në Zubin Potok 5, në Zveçan 5 dhe në Mitrovicën e Veriut 5.

Në përgjithësi, numri i Qendrave të Votimit në këto katër komuna është 23, me gjithsej 63 vendvotime.