Dy orë nga hapja e qendrave të votimit, pak interesim në Mitrovicën Veriore
Foto: Laura Hasani

Dy orë nga hapja e qendrave të votimit, pak interesim në Mitrovicën Veriore

Aktuale April 21, 2024 - 09:24

Janë bërë pak më shumë se dy orë që nga hapja e vendvotimeve për ose kundër largimit të kryetarëve të komunave në veri.

Deri tani pak interesim të qytetarëve ka pasur në disa nga qendrat e vendvotimeve që ka vizituar "Zëri" në komunën e Mitrovicës Veriore, raporton Zeri.info.

Vetëm rreth 11 votues ka pasur në qendrën e votimit që është hapur në objektin e Komunës së Mitrovicës Veriore, ndërsa në qendrat si ajo tek ish-objekti komunal nuk ka pasur asnjë votues. /Zëri