Votimi në veri, për herë të parë monitorohet me kamera
Foto: Laura Hasani

Votimi në veri, për herë të parë monitorohet me kamera

Aktuale April 21, 2024 - 08:07

Në katër komunat veriore të vendit nga mëngjesi i sotëm janë hapur qendrat për votim për ose kundër largimit të kryetarëve aktualë.

Procesi për herë të parë po monitorohet nga kamerat, ndërsa kjo praktikë sipas KQZ-së pritet të aplikohet në të gjitha proceset e ardhshme, shkruan Zëri.info

Ekipi i "Zërit", që gjendet në veri, ka vizituar disa nga qendrat e votimit në veri dhe të gjitha janë hapur me kohë, pa ndonjë problem ose vonesë.

Edhe situata paraqitet e qetë, por pa interesim të qytetarëve për të votuar. /Zëri