Shi dhe reshje bore sot
Foto: Laura Hasani

Shi dhe reshje bore sot

Aktuale April 21, 2024 - 07:48

Gjatë ditës së sotme do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, të cilat lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve.

Në zonat malore reshje të dendura bore. Trashësia pritet të arrijë rreth 20 cm, sidomos në perëndim të vendit.

Sipas MeteoKosova, nuk përjashtohet mundësia që reshjet e borës të paraqiten edhe në zona më të ulëta.

Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin prej 3 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 5 deri në 9°C.

Era do fryjë nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 14-33 km/h