Vdekja e Gani Imerit, Haradinaj: I përjetshëm kujtimi për ty komandant
Foto: Laura Hasani

Vdekja e Gani Imerit, Haradinaj: I përjetshëm kujtimi për ty komandant

Aktuale April 20, 2024 - 23:38

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me vdekjen e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Zonën Operative të Shalës, Gani Imeri.

Haradinaj ka thënë se kujtimi për vdekjen e ish-komandantit, Gani Imeri, qoftë i përjetshëm.

“I përjetshëm kujtimi për ty, Komandant Gani Imeri!”, ka shkruar Haradinaj.

Lidhur me vdekjen e Gani Imerit nga opozita ka reaguar edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.