Von Cramon: Marrëzi qe Lista Serbe po e bojkoton procesin e votimit në veri
Foto: Laura Hasani

Von Cramon: Marrëzi qe Lista Serbe po e bojkoton procesin e votimit në veri

Aktuale April 20, 2024 - 23:03

Që nga momenti kur Kosova nisi rrugën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Serbia filloi lobimin kundër saj.

E krerët shtetërorë të Kosovës po e vlerësojnë të papranueshëm këtë veprim të shtetit serb.

Njëjtë mendon edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Për televizionin, ajo tha se pret që të ketë pasoja ndaj kësaj sjelljeje, që siç tha ajo, e shkel edhe Marrëveshjen e Ohrit.

“Kjo është shkelje e çdo gjëje. Vuçiq ishte në takimin e Ohrit, ku ishte edhe kryeministri Kurti, dhe u pajtua që askush s’do të kundërshtojë çfarëdo aplikimi, çfarëdo anëtarësimi të Kosovës në institucionet ndërkombëtare. Kjo tash përbën shkelje të Marrëveshjes së Ohrit, shpresoj që kjo do të ketë pasoja. Mendoj që Gjermania, plotësisht, përkrah aplikimin dhe shpresoj që të gjithë në delegacionin gjerman e përkrahin aplikimin dhe do të votojnë për. Shpresoj që vota në komitetin ekzekutiv të ministrave do të jetë në favor të Kosovës”, ka thwnw ajo.

Ndër të tjerash, ajo pret që Kosova ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Sigurisht. Mendoj që është në interes të këtij vendi të jetë më afër Evropës. Shpresoj, që ajo që është nënshkruar në vitin 2013 dhe vitin 2015, Asociacioni i Komunave Serbe së shpejti do të bëhet. Kjo nuk ka gjë të bëjë me palën tjetër, por gjithashtu ka shumë me këtë palë, dhe shpresoj që secili që ka interesim të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian”, ka pohuar ajo pwr Twvw1.

E kur ka mbetur edhe një ditë para procesit të votimit për shkarkimin ose jo të kryetarëve në veri, eurodeputetja e quajti “marrëzi” bojkotin e Listës Serbe për të marrë pjesë në kotë proces.

“Mendoj që kjo është marrëzi! Është vendim shumë i gabuar! Mendoj që s’mund të jesh gjithmonë kundër gjithçka, dhe nëse dëshiron të jesh pjesë e shoqërisë, të kesh të drejtat dhe obligimet tua, duhet të shfrytëzosh këto. Mendoj që kjo është një mundësi e humbur. Më vjen keq për këtë, është gabim. Por nëse kanë vendosur, kanë vendosur. Por jo, nuk pajtohem me këtë bojkot, a mospjesëmarrje”.

Sipas Cramon, e rëndësishme është që Kosova e Serbia ta arrijnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

Në të kundërtën, sipas saj, asnjëra palë nuk do të ketë mundësi anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare./teve1