Kurti premton adresimin e nevojave të veteranëve e invalidëve të UÇK-së

Kurti premton adresimin e nevojave të veteranëve e invalidëve të UÇK-së

Aktuale April 20, 2024 - 22:17

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në takim Kryetarin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve, Xhevdet Qeriqi dhe Hyzri Musliun, Naim Gashin dhe Safedin Zukën, veteranë e invalidë të luftës.

Ata diskutuan për nevojën e nismës ligjore për mbrotjen e vlerave të luftës, teksa u përmend edhe kompensimi i plotë i protezave të invalidëve të luftës, raporton Zeri.info.

Kurti theksoi përkushtimin dhe punën e vazhdueshme në adresimin e nevojave dhe mbrojtjes së të drejtave të veteranëve dhe invalidëve të luftës. /Zëri