Krasniqi për vdekjen e Gani Imerit: Dha kontribut të jashtëzakonshëm në çlirimin e forcimin e Kosovës
Foto: Laura Hasani

Krasniqi për vdekjen e Gani Imerit: Dha kontribut të jashtëzakonshëm në çlirimin e forcimin e Kosovës

Aktuale April 20, 2024 - 22:06

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shpehur ngushëllime për vdekjen e ish-komantantit të UÇK-së, Gani Imeri.

Ai ka thënë se Imeri dhe familja e tij kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në çlirimin, forcimin e shtetndërtimin e vendit, raporton Zeri.info.

“I trishtë lajmi për vdekjen e ish-Komandantit të UÇK-së në Zonën Operative të Shalës, Gani Imeri. Para, gjatë dhe pas luftës, Ganiu dhe familja e tij Imeri nga Dumnica e Epërme, dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në çlirimin, forcimin dhe shtetndërtimin e vendit tonë.

Ai vinte nga një familje atdhetare – dhe një të tillë la mbrapa. Vepra dhe jeta e tij do të jenë frymëzim dhe shembull për gjeneratat që la pas. Ngushëllimet më të thella familjes Imeri, bashkëluftëtarëve të tij, miqve dhe gjithë qytetarëve të Vushtrrisë”, thuhet në telegramin ngushëllues. /Zëri