Kurti veç 1500 euro të kursyera në bankë

Kurti veç 1500 euro të kursyera në bankë

Aktuale April 20, 2024 - 12:02

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, vazhdon të jetojë në një shtëpi me qira të cilën e paguan 250 euro në muaj.

Në deklarimin e pasurisë, Kurti ka deklaruar se të vetmen pagë që merr është ajo e kryeministrit e cila në vit arrin pak mbi 19 mijë euro , ndërsa ka hequr dorë nga paga si kryetar i LVV-së që kur ka marrë drejtimin e Qeverisë.

Kurti ka në bankë vetëm 1551 euro të kursyera, e të cilat i ka kursyer nga paga që e merr, raporton Zeri.info.

Ai nuk ka deklaruar asnjë pasuri të luajtshme apo të paluajtshme, por as kriptovaluta apo letra me vlerë.

Raportin e plotë të pasurisë së Kurtit mund ta gjeni KETU