Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Aktuale April 19, 2024 - 14:14

Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Ilir Kapiti, është shprehur se ndihet krenar me ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët janë pjesë e INTERFLEX-it, që po trajnojnë ushtarë ukrainas në Mbretërinë e Bashkuar.

“Ndihemi jashtëzakonisht krenarë që kemi vizituar ushtarët tanë pjesë e INTERFLEX-it, duke trajnuar ushtarë ukrainas në Mbretërinë e Bashkuar”, shkroi Kapiti.

Ndër të tjera, ai përmes një postimi në rrjetin e tij social në “X” tha se përkushtimi dhe angazhimi i tyre për të mbështetur aleatët është vërtet i lavdërueshëm.

“Përkushtimi dhe angazhimi i tyre për të mbështetur aleatët tanë është vërtet i lavdërueshëm”, ka përfunduar Kapiti. /Zëri