
Ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës do të jetë sensibilizuese kundër dhunës në baza gjinore
Aktuale
April 19, 2024 - 08:14
Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka marrë vendim që sot në të gjitha shkollat e kryeqytetit ora e parë e mësimit të jetë sensibilizuese kundër dhunës në baza gjinore.
Në vendimin e lëshuar thuhet se kjo vjen pas rasteve të fundit të vrasjeve të grave në Kosovë.
“Kjo orë mësimore do t’i shërbejë sensibilizimit të nxënësve në frymën e respektimit të rolit të vajzave dhe grave në familje e shoqëri, si dhe parandalimin dhe ndaljen e dhunës ndaj tyre”, thuhet në njoftim. /Zëri