Sot vranët dhe me diell, në zonat malore edhe borë
Foto:Laura Hasani

Sot vranët dhe me diell, në zonat malore edhe borë

Aktuale April 19, 2024 - 08:08

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurtra me diell, ku pritet lokalisht të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu, ndërsa në zonat malore do të jenë në formë të borës.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 14 gradë.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 16-37 km/h.