Bajrami: Prokuroria Speciale të veprojë për 108 “kontrata sekrete”
Foto: Laura Hasani

Bajrami: Prokuroria Speciale të veprojë për 108 “kontrata sekrete”

Aktuale April 18, 2024 - 18:38

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka shprehur shqetësimin për kontratat njëburimore, të cilave iu referohet si “kontrata sekrete”.

Ajo ka thënë se Prokuroria Speciale duhet të veprojë urgjentisht dhe të ndalojë zbatimin e këtyre kontratave, raporton Zeri.info.

“I bëj thirrje Prokurorisë Speciale që këtë fenomen ta trajtojë urgjentisht dhe ta ndalojë abuzimin me paranë publike.

Kurti le t’i pyet qytetarët se si ndihen ata kur shohin faktet se ministrat e Kurtit i kanë ndarë plot 240 milionë euro me shokë e dashamirë duke shkelë rëndë Ligjin e Prokurimit Publik”, u shpreh ajo.

Sipas saj nënshkrimi i këtyre kontratave përbën abuzim me paranë publike, keqpërdorim të pozitës zyretare dhe deformim të konkurrencës së lirë në treg

“Të trija këto vepra janë vepra të rënda korruptive për të cilat aketrët e përfshirë duhet të mbahën përgjegjës”, thuhet në reagim. /Zëri