Osmani takohet me ambasadorin francez në Kosovë, flasin për zhvillimet aktuale

Osmani takohet me ambasadorin francez në Kosovë, flasin për zhvillimet aktuale

Aktuale April 18, 2024 - 17:47

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Në këtë takim u diskuta për zhvillimet dhe pritshmëritë përpara mbledhjes së Komitetit të Ministrave, raporton Zeri.info.

Po ashtu u diskuta edhe mbajtja peng e qytetarëve të Kosovës nga Serbia si dhe arrestimi i policëve, për çka u shpreh Osmani se dihet qartë se kush qëndron pas kësaj dhe se ku duhet kërkuar përgjegjësi.

Për më tepër, ajo potencoi se trajtimi johuman dhe bllokimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve, përbën shkelje serioze të të drejtave të njeriut. Ajo ka cekur po ashtu, se këto zhvillime krijojnë atmosferë të rënduar dhe frike në mesin e qytetarëve.

“Me këtë rast, Ambasadori Guérot e përgëzoi Presidenten Osmani për organizimin e suksesshëm dhe mbarëvajtjen e edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”, thuhet në komunikatë. /Zëri