Nesër në shkollat e Prishtinës ora e parë i kushtohet fushatës kundër dhunës në baza gjinore
Foto: Laura Hasani

Nesër në shkollat e Prishtinës ora e parë i kushtohet fushatës kundër dhunës në baza gjinore

Aktuale April 18, 2024 - 16:30

Numri i lartë i rasteve të dhunës në baza gjinore në Kosovë është një problem shqetësues dhe që në fakt meriton të trajtohet si çështje urgjente e delikate.

Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Jehona Lushtaku-Sadriu ka marrë vendim që nesër ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e kryeqytetit të jetë sensibilizuese kudër dhunës në baza gjinore, raporton Zeri.info.

“Drejtoresha e Arsimit në Kryeqytetin Prishtina, Jehona Lushaku Sadriu ka marr vendim që:

Të premten, me datë 19.04.2024, ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e ciklit të mesëm të ultë dhe të mesëm të lartë të Kryeqytetit të jetë orë sensibilizuese kundër dhunës në baza gjinore”, thuhet në njoftim. /Zëri