Eurodeputeti holandez Reuten i quan provokime fëminore dhe të rrezikshme veprimet nga autoritetet serbe
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten, ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga Serbia ku gjatë ditës së djeshme u bë ndalimi i qytetarëve në kufirin e Serbisë.
Reuten përmes një postimi në rrjetin e tij social “X”, është shprehur se këto janë provokime fëminore dhe të rrezikshme nga autoritetet serbe.
“Provokime të parashikueshme, fëminore dhe të rrezikshme nga autoritetet serbe”, shkroi Reuten.
Reuten mes tjerash ka kërkuar që Zëvendës shefi i policisë së Kosovës Jankoviç të lirohet menjëherë.
Ndërkaq ai tha ky model i përshkallëzimit dhe frikësimit të qytetarëve serbo-kosovarë duhet të ndalohet.
“Ne e dimë këtë model të përshkallëzimit dhe po ashtu të frikësimit të qytetarëve serbo-kosovarë dhe duhet ta ndalojmë atë”, ka përfunduar ai. /Zëri
Predictable, childish and dangerous provocations by Serbian authorities.
— Thijs Reuten ë (@thijsreuten) April 18, 2024
Deputy head of Kosovo police Jankovic still being detained. He must be released immediately. We know this pattern of escalation and also of intimidation of Serbian-Kosovo citizens and we must stop it. https://t.co/jWOE5nfyAP