Kryhet me sukses një operim i rëndë në Spitalin e Pejës

Kryhet me sukses një operim i rëndë në Spitalin e Pejës

Aktuale April 18, 2024 - 11:10

Spitali i Pejës ka njoftuar se ka kryer me sukses një operim kompleks, ku është intervenuar për një tumor të kokës së pankreasit, përmes metodës “pancreaticoduodenectomy”.

Në njoftim bëhet e ditur se ky intervenim është kryer tek një pacientë 61 vjeçar nga kirurgu Italian Alfonso Ricordare dhe ekipi i Mjekëve të Spitalit të Pejës.

“Këto intervenime kërkojnë kosto te mëdha, prandaj kryerja e këtyre intervenimeve në Institucionet tona shëndetësore siç është rasti në Spitalin Përgjithshëm në Pejë është një ndihmesë tepër e madhe për pacientët.

Një falënderim i madh shkon edhe për ekipin mjaft te përgatitur të teknikëve të Anestesionit dhe Instrumentareve të cilët nuk hezituan të punojnë në ditë vikendi vetëm me qëllimin që të kontribuojnë në kryerjen e këtij operimi dhe operimeve të ngjashme për pacientët tonë. Gjendja e pacientit të operuar është e mirë”, thuhet në njoftim. /Zëri