Gërvalla: Votimi në Asamblenë e KiE konfirmon progresin e Kosovës
Foto: Laura Hasani

Gërvalla: Votimi në Asamblenë e KiE konfirmon progresin e Kosovës

Aktuale April 17, 2024 - 19:12

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla ka mbajtur një konferencë për media, të martën.

Ajo ka folur pasi Asambleja Parlamentare e Këshilit të Evropës ka votuar pro Kosovës për të kaluar procesi tashmë në Këshillin e Ministrave.

Gërvalla ka thënë se është konfirmuar progresi i Kosovës.

“Për të arritur deri në ditën e djeshme kemi pasur qindra takime, jo vetëm ata që kanë qenë në sallë, por deri edhe të përfaqësuesit e shteteve”.

“Ka qenë një konfirmim i fuqishëm për progresin që e ka bërë Kosova në përmirësimin e demokracisë në vend, sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe të drejtave të komuniteve joshumicë”, ka thënë Gërvalla. /express