Gërvalla: Ndalimi i kosovarëve sot në Serbi lidhet me rezultatin e djeshëm që mori Kosova në Asamblenë e KiE
Foto: Laura Hasani

Gërvalla: Ndalimi i kosovarëve sot në Serbi lidhet me rezultatin e djeshëm që mori Kosova në Asamblenë e KiE

Aktuale April 17, 2024 - 19:10

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla ka mbajtur një konferencë për media, të martën.

Ajo ka thënë se ndalimi i kosovarëve në Serbi lidhet me rezultatin që Kosova mori të martën në Asamblenë e Këshillit të Evropës.

Ajo ka thënë se presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka kërcënuar Kosovën, ndërkaq tash po i zbaton ato kërcënime.

“Unë jam e mendimit që një veprim i tillë bazohet në atë që ndodhi ditën e djeshme. Jemi dëshmitar të deklaratave kërcënuse të presidentit serb Vuçiq i cili ka kërcënuar jo vetëm Kosovës po edhe mbështetësit tanë që vota pro Kosovës do të ketë pasoja”.

“Vuçiqi ka nisur zbatimin e kërcënimeve të tij”, ka thënë Gërvalla.

Ajo ka shtuar se gjatë ditës së sotme ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut. /express