Krasniqi viziton Thaçin e Veselin në Hagë: I gjeta me moral të lartë

Krasniqi viziton Thaçin e Veselin në Hagë: I gjeta me moral të lartë

Aktuale April 17, 2024 - 18:44

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se gjendja e tyre është shumë e mirë, me kurajo dhe me besim në të drejtën e tyre.

“I gjeta ashtu siç i kisha lënë herën e fundit: me moral të lartë dhe besimplotë në të drejtën e tyre, në të drejtën e Kosovës dhe në të drejtën e luftës së shenjtë të popullit tonë për liri. Të gjithë bashkëndjejnë dhe jetojnë çdo ditë me fatin e Kosovës dhe qytetarëve tanë. Ndonëse liria fizike e tyre është e kufizuar, shpirti i tyre mbetet i pathyer”, ka shkruar Krasniqi.

“Qëndrimi i tyre i padrejtë në këtë vend, vazhdon të na rikujtoj sakrificat dhe çmimin e lartë të lirisë – që populli ynë vazhdon të paguaj edhe pas 25 vitesh”, ka theksuar kreu i PDK-së.