Pas gati 24 orësh, lirohen kosovarët që u ndaluan mbrëmë në Serbi
Aktuale
April 17, 2024 - 15:21
Para pak çastesh, autoritetet serbe dhanë urdhër për të liruar kosovarët e ndaluar prej mbrëmë në kufirin Kroaci - Serbi.
12 autobusët e ndaluar u nisën për Kosovë dhe ndalimi i tyre u bë në shenjë proteste ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar.
Në mesin e të ndaluarve kishte fëmijë e pleq, të cilët së fundi kishin mbetur edhe pa ushqime.
Indeksonline ka raportuar në kohë reale prej mbrëmë rreth kësaj situate të krijuar nga Serbia.