Studentët s’pranojnë të largohen nga Rektorati pa shkarkimin e Xhevat Krasniqit, intervenon Njësia Speciale

Studentët s’pranojnë të largohen nga Rektorati pa shkarkimin e Xhevat Krasniqit, intervenon Njësia Speciale

Aktuale April 17, 2024 - 14:13

Njësia Speciale e Kosovës i ka larguar protestuesit, të cilët e kishin bllokuar derën e hyrjes së Rektoratit, duke kërkuar shkarkimin e profesorit Xhevat Krasniqi.

Pavarësisht kërkesave të policisë që protestuesit të lironin derën, ata nuk pranuan, duke u shprehur se nuk do të largohen pa vendimin për shkarkim të profesorit në fjalë.

Protestuesit e kanë bllokuar derën e objektit të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, pasi Këshilli i Etikës në mbledhjen e së mërkurës nuk mori ndonjë vendim në lidhje me denoncimet e studenteve ndaj profesorit Xhevat Krasniqi për ngacmim seksual.

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshilli të Etikës, studentët kanë bllokuar për rreth një orë derën e objektit, duke mos lejuar askënd që të hyjë e të dalë nga objekti. /EO

Image

Image

Image

Image