Sejdiu për votimin në Asamblenë Parlamentare: Vendim që then barrierat
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, vendimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që mbështeti anëtarësimin e Kosovës e ka quajtur vendim historik që then barrierat dhe paragjykimet për Kosovën.
Sejdiu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se vendim historik që then barrierat dhe paragjykimet për Kosovën.
Postimi i plotë:
Vendim historik që then barrierat dhe paragjykimet për Kosovën
Sonte Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës pas debatit që e zhvilloi, me vendimin që mori i dha një mbështetje të fuqishme Kosovës duke e miratuar kërkesën e e saj për të qenë anëtare e KiE.
Vendimi i tillë do t’i dorëzohet Këshillit të Ministrave të BE-së. Duke vlerësuar lartë angazhimin e deputetëve të Asamblesë Parlamentare në mbështegje Republikës së Kosovës, me plot bindje besoj se edhe Këshilli i ministrave do të vendosë pozitivisht për Kosovën.
Duke theksuar në veçanti raportin mbështetës të Dora Bakoyanis-it si dhe diskutimet e deputetëve që e mbështetën atë, mund të thuhet se u thyen barrierat dhe paragjykimet për Kosovën, kërkesën e së cilës e mbështetën edhe deputetë nga vende që ende nuk e kanë njohur.
Krahas, kësaj mbështetjeje, me subjektivitetin e saj si shtet sovran ajo do të ketë mundësi të plota të dëshmojë aftësinë e saj që të shprehë qëndrueshmërinë e saj si vend sovran dhe demokratik.
Urime Kosovë !