Përfundojnë punimet e Komitetit për Kosovën në KiE, s’kalojnë amendamentet e Serbisë dhe ai për Asociacionin
Aktuale
April 16, 2024 - 11:46
Kanë përfunduar punimet e Komitetit Politik në kuadër të Këshillit të Evropës, ku u diskutuan amendamentet e propozuara për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Në këtë Komitet nuk kanë kaluar asnjë prej amendamenteve të propozuara nga Serbia dhe as ai i Italisë, që fliste për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, njofton Klankosova.tv.
Në total ishin 16 amendamente, ku prej tyre kanë kaluar vetëm tri, përkatësisht amendamenti një, amendamenti 11 dhe amendamenti 12.