Lista Serbe kërkon reagimin e ndërkombëtarëve pas arrestimit të serbit në veri
Aktuale
April 13, 2024 - 15:47
Partia e serbëve të Kosovës, LIsta Serbe ka reaguar pasi Policia ka arrestuar sot Sreçko Sofronijeviq.
Sipas Listës Serbe, ky është një vazhdim i terrorit ndaj popullit serb, ndërsa kanë kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare të reagojnë dhe të parandalojnë sic e quajnë ata “Shtypjen e qytetarëve serbë”, transmeton Zeri.info.
Siç thuhet në komunikatën për media nga Lista Serbe, Sofronijeviq ishte duke shkuar për në Serbinë qendrore me gruan e tij kur u arrestua në kalimin kufitar në Bërnjakë.
Sofronijeviq ishte i kërkuar nga autoritetet e sigurisë së Kosovës për vepra penale në përleshjet e veriut të vendit në 2021.
Ai është ndaluar për 48 orë pasi dyshohet se ka shkelur rendin kushtetues të Kosovës. /Zëri