Valon Aliu thotë se së pari gjuajti në drejtim të vëllait të viktimës, pastaj vrau 21-vjeçaren e në fund ia drejtoi armën vetes

Valon Aliu thotë se së pari gjuajti në drejtim të vëllait të viktimës, pastaj vrau 21-vjeçaren e në fund ia drejtoi armën vetes

Aktuale April 13, 2024 - 13:10

I dyshuari për vrasjen e ish-gruas, Valon Aliu tha se pas një konflikti  e qëlloi fillimisht vëllain e ish-gruas, pastaj 21-vjeçare dy herë, e më pas i kishte drejtuar armën vetes në kokë por që sipas tij kishte qenë e zbrazur.

Këtë deklarim i dyshuari për vrasje Valon Aliu e bërë të shtunën në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ku u mbajt seanca dëgjimore për caktimin e paraburgimit, raporton “Betimi për Drejtësi”

“Revolen e kam pas me vete në kuk, fillimisht nëse nuk gaboj e kam rrok vllaun e saj, e më pas ish-bashkëshorten, nuk e di por nja dy herë kam shtënë në drejtim të saj, tani ja kam drejtu vetit armën në kokë por s’kish pasë plumba e pastaj kam ik te shtëpia”, deklaroi i dyshuari  Valon Aliu.

Prokuroria Themelore në Ferizaj më 13 prill 2024, ka dorëzuar në Gjykatë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit për vrasje, Valon Aliu.

Gjykata Themelore në Ferizaj, këtë të shtunë mbajti seancën dëgjimore ndaj të dyshuarit Valon Aliu, i cili vrau ish-gruan e tij pas një konflikti në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, raporton “Betimi për Drejtësi”

Sipas kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se më 12 prill 2024, rreth orës 14:40, brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, në Ferizaj, me dashje ka privuar nga jeta të ndjerën E.C, me të cilën ka bashkëjetuar duke e goditur me armë disa herë në kokë, ka plagosur në krah vëllain e të ndjerës të miturin A.C

Me çka kreu veprën penale vrasje e rëndë nga neni 173 par 1 nën par 1.3 dhe 1.5 dhe 1.11 të KPRK-së.

Poashtu, Në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, pa autorizim ka mbajtur në pronësi pistoleta me një karikator të zbrazur e cila më 12 prill 2024,iu është konfiskuar nga policia.

Me çka kreu veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par 1 të KPRK-së./BetimipërDrejtësi