Si po shkon procesi i regjistrimit të popullsisë në veri?
Foto: Laura Hasani

Si po shkon procesi i regjistrimit të popullsisë në veri?

Aktuale April 12, 2024 - 22:01

Vetëm një ditë pasi filloi procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë, shumica e regjistruesve serb të punësuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës kishin dhënë dorëheqje pas presionit nga Lista Serbe.

Por vendi i tyre nuk mbeti bosh, pasi të premten regjistrues të tjerë serb kanë nënshkruar kontratë për të vazhduar këtë proces.

Kështu bëri të ditur u.d i Kryeshefit Ekzekutiv të ASK-së Avni Kastrati, teksa tha se ne veri të vendit ka më shumë sfida.

“Sot janë nënshkruar kontrata të reja dhe pritjet janë që javën e ardhshme ata të dalin në teren për t’i grumbulluar të dhënat e komunitetit serb në veri por do të presim se sa do të jetë sfiduese më i marrë të dhënat, sepse regjistruesit dalin në teren por nëse një familjar nuk participon do të jetë sfiduese për ata”, tha Kastrati.

Tutje, Kastrati ka thënë se në atë pjesë ka edhe qytetarë që janë të interesuar të bashkëpunojnë.

“Ne kemi qenë në teren atje dhe e kemi diskutu me komunitetin ata janë të interesuar të marrin pjesë dhe janë të hapur për regjistrim, e kuptojnë rëndësinë e regjistrimit, mirëpo duket se kanë një trysni apo frikë dhe në fund ata thojnë na kuptoni neve por disa kanë premtu që do të marrin pjesë në regjistrim”, tha tutje ai.

Për ecurinë e procesit në javën e parë, i pari i ASK-së ka theksuar faktin se çdo gjë po shkon në rregull dhe sipas planifikimit.

“Dje ka qenë dita e parë që me zhvillu intervista të plota tamon sipas planit dinamik që e kemi parashikuar edhe janë zhvillu ma shumë se pritjet që i kemi pasë sepse e kemi një kuotë mesatare në ditë e dijmë sa regjistrues i kemi”

Procesi i regjistrimit të popullsisë pritet të përfundojë deri në gjysmë të muajit maj./teve1