Gjoba për ata që hedhin mbeturina në vendet jo të caktuara

Gjoba për ata që hedhin mbeturina në vendet jo të caktuara

Aktuale April 12, 2024 - 19:09

Komuna e Prishtinës njofton se Inspektorati i kryeqytetit po vazhdon të bllokojë dhe pastrojë deponitë ilegale në kryeqytet.

Në njoftim thuhet se do të gjobiten dhe detyrohen të pastrojnë hapësirat në secilin rast ata që hedhin mbeturina në vendet jo të caktuara për grumbullim të mbeturinave.

“Kujdesi për pastërtinë është obligim i të gjithëve!”.