Zeqiri: Me aplikimin e Kosovës në KiE është llogaritur që të jenë votat pro

Zeqiri: Me aplikimin e Kosovës në KiE është llogaritur që të jenë votat pro

Aktuale April 12, 2024 - 19:06

 

Adrian Zeqiri, drejtor ekzekutiv i Qendrës Evropiane për Çështje të Minoriteteve, pret që epilogu i aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës të jetë pranimi.

Ai në  Klan Kosova është shprehur se fushata e Serbisë nuk do të ketë ndikim në rezultat.

“Kur Kosova është lejuar të aplikojë, kjo do të thotë se është vendosur nga shtetet evropiane, është llogaritur që Kosova t’i ketë votat pro”, ka deklaruar Zeqiri.

“Serbia do të protestojë por nuk do të ketë ndryshim në votimin e shteteve anëtare. Indikacionet janë se është llogaritur për pranimin e Kosovës”.