Veseli: Shteti nuk mund të vendos policë çdo vend dhe t’i ndal vrasjet
Foto: Laura Hasani

Veseli: Shteti nuk mund të vendos policë çdo vend dhe t’i ndal vrasjet

Aktuale April 12, 2024 - 18:16

Ish-ushtaraku i FSK-së, Afrim Veseli, ka komentuar vrasjen e një gruaje nga ish-bashkëshorti i saj në Qendrën për Punë Sociale, Ferizaj.

Veseli ka thënë se ka raste kur shteti neglizhon raste të tilla, por, nuk mund të vendos policë çdo vend t’i ndal vrasjet 100 për qind.

“Ka raste kur shteti neglizhon, sikurse një rast që e kemi pasur ma herët, gruaja që u vra në QKUK. Ndoshta të dy palët edhe gjinia femërore edhe ajo mashkullore i kanë disa probleme të cilat që mund të kenë nevojë të trajtohen më shumë nga psikologët nga Qendrat e Punës Sociale. Të shohim se çfarë është ka ndodhur. Ndoshta është edhe kjo çështje  tranzicionit dhe të shoqërisë dhe të familjes sonë. Edhe po vinë deri të këto problemet e mëdha edhe me fatalitet.

Shteti duhet ta kryej punën e vet. Por nuk mundet çdo vend që vendos policisë dhe t’i ndal vrasje 10 për qind. Është e pamundur”, ka thënë Veseli.

Gjithashtu, në “FIVE” ka folur edhe ish-nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Refki Morina, i cili ka thënë se institucionet kompetente duhet të marrin masa preventive dhe jo vetëm pas aktit.

“Mendoj çka të ndodhë institucionet shtetërore duhet të veprojnë menjëherë. Intervenimi nuk duhet të jetë vetëm kur kryhet vepra. Kur kryhet vrasja, plagosja, por paraprakisht kur ndodhin ngatërresa, lëndimet trupore, duhet të përcillen këta persona. Në Qendrën pr Punë Sociale duhet ta ketë një leje për të hyrë, duhet me leju dikush ty me hy, aty ka rregull, është shtëpi sociale, ku janë të vendosura femrat. Preventivat janë të rëndësishme… Unë mendoj se institucionet përkatëse duhet ta kryejnë punën e vet konform ligjeve”, ka thënë Morina./dukagjini