Miftaraj: Pas vrasjeve në institucione, dorëheqjet duhet të pasojnë
Foto: Laura Hasani /Ilustrim

Miftaraj: Pas vrasjeve në institucione, dorëheqjet duhet të pasojnë

Aktuale April 12, 2024 - 17:49

Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, thotë se duhet të pasojnë dorëheqjet pas vrasjes së 21-vjeares në objektin e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.

“Edhe një grua vritet në mes të ditës në institucion shtetëror. Në një shtet normal dorëheqjet si akt moral do të pasonin sot. Jo arsyetime koti, jo sqarime, por dorëheqje”, ka shkruar ai në Facebook.

21-vjeçarja u vra para objektit të QPS-së në Ferizaj, ku i dyshuari është bashkëshorti i saj. Raportohet se të dy ishin takuar në QPS, gjatë kohës kur gruaja kishte dërguar fëmijën për ta takuar babanë.

Si pasojë e të shtënave është plagosur edhe vëllai i mitur i viktimës.

Ndërkohë, i dyshuari ka tentuar të arratiset, por njësia policore e ka identifikuar dhe arrestuar 36-vjeçarin e dyshuar.