Kurti për vrasjen e 21-vjeçares në Ferizaj: Drejtësia të veprojë pa vonesa
Foto: Laura Hasani

Kurti për vrasjen e 21-vjeçares në Ferizaj: Drejtësia të veprojë pa vonesa

Aktuale April 12, 2024 - 17:44

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me vrasjen e 21-vjeçares sot në Ferizaj.

Ai ka thënë se drejtësia të veprojë pa vonesa, teksa është shprehur se përgjegjësia e institucioneve të drejtësisë është e mangët, raporton Zeri.info.

“Nuk kemi pse presim që t’i dijmë detajet: e dënojmë ashpër këtë krim që po përsëritet. Edhe një grua e vrarë mizorisht nga tyta e armës që ekzekuton nga afërsia. Një grua e Kosovës e vrarë nga një vrasës burrë. Zemërimi dhe neveria bëjnë garë përbrenda secilit qytetar të Kosovës sot. Qytetarja e shtetit tonë të pavarur në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj u qëllua për vdekje.

Ngushëllime familjes, të afërmëve dhe miqve të saj.

Drejtësia të veprojë pa vonesa duke e pranuar që efekti i deritanishëm i ka ngelur i mangët e përgjegjësia i mbetet përherë e lartë”, shkroi ai në Facebook. /Zëri