Mujku: Në Qendrat për Punë Sociale bashkëshortët shfryjnë mllefin e tyre

Mujku: Në Qendrat për Punë Sociale bashkëshortët shfryjnë mllefin e tyre

Aktuale April 12, 2024 - 17:27

Ish-drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, Vehbi Mujku, ka thënë se Qendrat për Punë Sociale është vendi ku bashkëshortët shfryjnë mllefin e tyre, pasi nuk mund të pajtohen me faktin se “nuk kanë mundësi ta shohin fëmijën sa herë dëshirojnë”.

Kështu Mujku ka deklaruar në Dukagjini, pas rastit së vrasjes së një gruaje në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.

I dyshuari – tashmë i arrestuar – është ish-bashkëshorti i 21-vjeçares që mbeti e vrarë. I dyshuari ka plagosur edhe vëllaun e viktimës.

“Kjo çka po ndodhë në qendra për punë sociale, është diçka e pritu. E kamë përmend edhe shumë herë tjera, se QPS-ja është një institucion ku është mundësi më e mirë të ndodhin këto raste. Pse? Pikërisht për shkak se QPS i vuan pasojat e vendimeve të gjykatave, vendimeve që ose nuk janë të precizuara saktë ose lënë të kuptohet pak më ndryshe nga vetë palët.

Bashkëshortët nuk pajtohen me faktin se fëmija e tyre më nuk më në birësim. Nuk kanë mundësi më ta shohin sa herë dëshirojnë, pasi në shumicën e rasteve kët takime lihen një herë apo dy javë herë në jave nga nja orë  në Qendrën për Punë Sociale. Dhe gjithë ai mllef është të shfryjnë pikërisht në QPS, një institucion i cili jashtëzakonisht i pambrojtur, i pa vlerësuar. Një institucion i cili përballet çdo ditë me rreziqe të ndryshe prandaj kjo që ka ndodhë sot e që mund të ndodhin edhe në raste në të ardhmen është një sinjal ose alarm për të gjithë institucionet prej Ministrisë së Drejtësi, prej Komunave që të punojnë me QPS që të parandalohen këto raste”, ka thënë Mujku.