Çitaku për vrasjen e gruas në Ferizaj: Na fal që dështuam të të mbrojmë
Foto: Laura Hasani

Çitaku për vrasjen e gruas në Ferizaj: Na fal që dështuam të të mbrojmë

Aktuale April 12, 2024 - 17:25

Sot në Ferizaj një grua mbeti e vrarë nga ish-bashkëshorti i saj në objektin e Qendrës për Punë Sociale.

Për këtë reagoi edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e cila ka thënë se lehtësia e padurueshme me të cilën vrahen, dhunohen e ngacmohen gratë duhet të jetë alarm për secilin prej nesh, raporton Zeri.info.


“Dhimbje pafund për Eronën, jeta e së cilës u shua sot nga ish bashkëshorti.

Lehtësia e padurueshme me të cilën vrahen, dhunohen, ngacmohen, cenohen, gratë në Kosovë, duhet të jetë një këmbanë shurdhuese për secilin prej nesh.

Na fal Eronë, që dështuam të të mbrojmë”, thuhet në reagimin e saj. /Zëri