Aktakuzë ndaj një kosovari, mori pjesë në konfliktin në Siri
Foto: Laura Hasani

Aktakuzë ndaj një kosovari, mori pjesë në konfliktin në Siri

Aktuale April 12, 2024 - 12:35

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj shtetasit të Kosovës me iniciale M.D., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Krim kundër njerëzimit”, nga Neni 143 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale “Shkelje të rëndë të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktet e armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtar”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, thuhet se këto vepra u kryen ndaj vajzave dhe grave të komunitetit “Yazzid’’ gjatë konfliktit në Siri dhe Irak në periudhën kohore 2014-2017 dhe se kjo çështje penale tashmë ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme, raporton Zeri.info.

Po ashtu, PRSK-ja ka bërë të ditur se i pandehuri gjendet nën masën e sigurisë – paraburgim, sipas vendimit të gjyqtarit të Procedurës Paraprake deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës. /Zëri