Opozita bojkoton mbledhjen e Komisionit për Arsim: S’marrim pjesë për ligjin e kontrabanduar

Opozita bojkoton mbledhjen e Komisionit për Arsim: S’marrim pjesë për ligjin e kontrabanduar

Aktuale April 12, 2024 - 11:02

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport nuk ka arritur ta shqyrtojë Projektligjin për tekste shkollore, për shkak të bojkotit nga opozita.

Sipas tyre, ata nuk do të marrin pjesë në këtë Komision për të shqyrtuar “Ligjin e kontrabanduar”.

Kryetari i Komisionit, Ardian Gola, miratoi rendin e ditës me asnjë votë kundër, ndërsa u miratuan amendamentet që janë ndryshuar përgjatë grupit punues.

Ndërsa, nuk u caktua ndonjë datë tjetër për mbledhjen e radhës të Komisionit. /eo