Nis aksioni i largimit të mbeturinave në Prishtinë nga kompania “Pastrimi”
Foto: Laura Hasani

Nis aksioni i largimit të mbeturinave në Prishtinë nga kompania “Pastrimi”

Aktuale April 12, 2024 - 10:22

Kompania “Pastrimi”, përkatësisht Njësia Operuese në Prishtinë, ka njoftuar se nga dita e enjte ka nisur aksionin për largimin e mbeturinave inerte dhe të vëllimshme në kryeqytet, konkretisht afër pikave te të gjithë kontejnerëve, në përputhje me planifikimet e kompanisë.

Kështu bën të ditur “Pastrimi”, përmes një postimi në Facebook.

Ky aksion është duke u bërë si rezultat i gjendjes në terren dhe do të mundësojë që aktualisht gjendja me mbeturinat inerte dhe të vëllimshme të jetë nën kontroll.

“Ju ftojmë për mbështetje dhe bashkëpunimin tuaj, si dhe për marrjen e masave të nevojshme për të siguruar që ky aksion të realizohet me sukses”, bën thirrje kompania.