Pas ankesave, Berat Rukiqi jep dorëheqje nga UP-ja

Pas ankesave, Berat Rukiqi jep dorëheqje nga UP-ja

Aktuale April 11, 2024 - 22:15

Asistenti Berat Rukiqi ka njoftuar Dekanin e Fakultetit dhe Rektorin se ka dhënë dorëheqje nga funksioni që mban në Universitetin e Prishtinës.

Kështu ka njoftuar organizata “Studim Kritikë Veprim”.

“Rukiqi ishte i njohur për mungesat e tij të shumta, prandaj më 27 mars ne vendosëm disa fotografi të tij në hapësirat e fakultetit si formë e re e njohjes me kolegët studentë. Ndonëse i vonuar, vendimi i tij është i duhuri. Kështu duhet të veprojnë edhe pjesa tjetër e stafit akademik të papërgjegjshëm që nuk e kanë prioritet universitetin kryesor publik në vend. Ftojmë kolegët tanë studentë që të na ndihmojnë duke raportuar raste tëtilla”, thuhet në njoftim.Sipas ankesave të studentëve të këtij fakulteti, Rukiqin e njohin vetëm si “profesori që nuk vjen kurrë”.