2.7 milionë euro kamionë për FSK-në, Maqedonci: S’është fusha e vetme ku Gjermania kontribuon në mbrojtjen e Kosovës
Foto: Laura Hasani

2.7 milionë euro kamionë për FSK-në, Maqedonci: S’është fusha e vetme ku Gjermania kontribuon në mbrojtjen e Kosovës

Aktuale April 11, 2024 - 11:12

Në kazermën e FSK-së “Adem Jashari” sot u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit me automjete nga Gjermania për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tregoi se morën kamionë ushtarakë nga Gjermania “me vlerë 2.7 milionë euro”.

Kjo ai tha se “do të ndikojë në ngritjen e kapaciteteve logjistike dhe operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës”.

“Në rrugën e rritjes dhe zhvillimit të ushtrisë sonë, rol të jashtëzakonshëm ka luajtur partneri ynë strategjik, Republika Federale e Gjermanisë. Andaj i jemi shumë mirënjohës”, tha Maqedonci.

Ministri tha se donacioni i sotëm është në vazhdën e donacioneve të tjera që ushtria e Kosovës i mori nga Gjermania.

“2.7 milionë euro që pranuam sot janë në vazhdën e donacioneve prej 3 milionë e 400 mijë eurove që pranuam vitin e kaluar nga Republika Federale e Gjermanisë. Mbështetja në automjete ushtarake për FSK-në është vetëm njëra nga fushat ku Gjermania kontribuon ndjeshëm për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit tonë”, tha Maqedonci.

Image