Abdixhiku për Agim Ramadanin: Gjurmët e tij, të pashlyeshme në rrugëtimin për liri

Abdixhiku për Agim Ramadanin: Gjurmët e tij, të pashlyeshme në rrugëtimin për liri

Aktuale April 11, 2024 - 10:35

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar heroin Agim Ramadanin në 25-vjetorin e vdekjes së tij.

Ai tha se komandant “Katana” dhe bëmat e tij janë ndër ditët më të lavdishme të historisë së vendit, raporton Zeri.info.

Abdixhiku u shpreh se përveç si një luftëtar dhe strateg i luftës, Agim Ramadani ishte edhe një artist i shquar.

“Në këtë përvjetor ne nderojmë përjetësisht figurën shumëdimensionale, unike e të papërsëritshme të Agim Ramadanit; nderojmë dhe kontributin e gjurmët e tij të pashlyeshme në rrugëtimin për liri e shtetndërtim”, thuhet në postimin e tij. /Zëri