Krasniqi për Agim Ramadanin: Përmes luftës dhe vargjeve, ai jeton në zemrat e secilit shqiptar

Krasniqi për Agim Ramadanin: Përmes luftës dhe vargjeve, ai jeton në zemrat e secilit shqiptar

Aktuale April 11, 2024 - 10:31

Në 25-vjetorin e rënies heroike të Agim Ramadanit, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka kujtuar disa vargje të një poezie të tij.

“A mjafton

të presim vetëm,

e të shikojmë

duke larguar perden,

për të parë si na vjen liria?”, kujtoi Krasniqi.

“Agim Ramadani – komandant ‘Katana’, e dinte përgjigjen në këtë pyetje para se ta shkruante këtë poezi. Prandaj, radhitja në mesin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për t’u bërë pjesë e luftës për liri, ishte mënyra e tij për të thënë se, JO, nuk mjafton të shikojmë. Se liria nuk falet, por fitohet me gjak”, shkroi tutje i pari i PDK-së.

Krasniqi po ashtu tha se Ramadani përmes luftës dhe vargjeve të tij jeton në zemrat e secilit shqiptar.

“Lavdi heroit të Kosovës, i cili edhe sot, në 25-vjetorin e rënies së tij heroike, përmes luftës dhe vargjeve të tij, jeton në zemrat e secilit shqiptar atdhedashës. Respekt, mirënjohje dhe lavdi luftëtarëve dhe dëshmorëve të betejës së Koshares, të cilët, me brigadën e tyre të pagëzuar me emrin e Agimit, vazhduan luftën për çlirim deri në fund”, shkroi tutje Krasniqi