Çitaku: Kurti me ndërhyrjen në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut përçau shqiptarët
Foto: Laura Hasani

Çitaku: Kurti me ndërhyrjen në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut përçau shqiptarët

Aktuale April 11, 2024 - 10:21

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se “ndërhyrja” e Qeverisë së Kosovës në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut ka shkaktuar vetëm përçarje mes shqiptarëve.

Ajo u shpreh se një gjë e tillë është e turpshme, e mjerë dhe e rrezikshme, shkruan Zeri.info.

Çitaku po ashtu ka thënë se në fakt këto veprime të Kurtit tregojnë mosdurimin e tij për secilin lider të UÇK-së.

“Shqiptarët në Maqedoninë Veriore i kanë dalë hakut Kosovës.

Na i kanë hapur dyert dhe zemrat në orët tona më të vështira. Pa kushte.

Për më tepër djem e vajza erdhën dhe me vetëmohim luftuan për lirinë tonë. Disa e dhanë edhe jetën.

Dy dekada pas, shqiptarët në Maqedoninë Veriore janë faktorë me peshë. Janë më meritorët për mirëmbajtjen e kursit euroatlantik të vendit të tyre.

E çka bënë kryeministri dhe Qeveria e Kosovës sot? Ndërhynë brutalisht në zgjedhjet atje, duke përçarë shqiptarët. Duke shpifur e manipuluar.

Seç e ka një mosdurim kryeministri Kurti për secilin lider politik të UÇK-së.

E turpshme. E mjerë. E rrezikshme”, shkroi ajo në një postim në Facebook. /Zëri