Haradinaj kujton Agim Ramadanin: Ishte luftëtar i vërtetë e me virtyte të larta

Haradinaj kujton Agim Ramadanin: Ishte luftëtar i vërtetë e me virtyte të larta

Aktuale April 11, 2024 - 09:20

Sot u bënë 25 vjet nga vdekja e heroit Agim Ramadani.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Agim Ramadani ishte një luftëtar i vërtetë e me virtyte të larta, shkruan Zeri.info.

“Ndër protagonistët kryesorë të Betejës së Koshares gjithsesi është emri i një luftëtari të vërtetë e me virtyte të larta. Agim Ramadani, strategu që shkuli gurin e kufirit që ndante shqiptarët, emër ky që u bë tmerr për armikun.

Shumë luftëtarë ranë në fushën e nderit nën emrin e brigadës që barti emrin e tij e shumë të tjerë i lanë gjymtyrët në kufirin shqiptaro-shqiptar”, u shpreh ndër të tjera.

Haradinaj ka thënë se me veprën e tij Agim Ramadani nderoi Dukagjinin e tërë Kosovën. /Zëri