Lluka: Odalloviqi pretendonte se gjysma e Aeroportit të Prishtinës është pronë e tij

Lluka: Odalloviqi pretendonte se gjysma e Aeroportit të Prishtinës është pronë e tij

Aktuale April 11, 2024 - 09:14

Më shumë se 1600 persona rezultojnë të zhdukur gjatë luftës me Serbinë.

Lidhur me këtë çështje, kryetari i Shoqatës për Kthimin e shqiptarëve në trojet e veta, Jahja Lluka, tregoi një moment me kryetarin e Komisionit për Persona të Zhdukur në Qeverinë e Serbisë, Velko Odalloviq, gjatë një samiti në Londër.

Kryetari i shoqatës tregoi se si Odalloviqi kishte pretenduar se gjysma e pistës së Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, është pronë e tij, e me ç’rast, Lluka i ka vënë kusht se do të kompensohet nga Qeveria e Kosovës, në qoftë se tregon se ku ndodhen të zhdukurit me forcë.

“Unë kam pasur rastin të punoj me njërin nga kriminelët I cili ka qenë kryetar i Komisionit për të zhdukurit e Serbisë, Velko Odalloviq, i cili është nga Sllatina. Në Samitin e Londrës, në prezencën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, thotë se gjysma e pistës së aeroportit është pronë e imja. I thashë, nëse s’i ka paguar qeveria jote paratë kur të ka marrë tokën, unë të garantoj tani që si të kthehem në Kosovë do të bëjë kërkesë në Qeveri dhe do të kompensohet me një kusht, veç me na tregu ku janë 1600 të zhdukur. Gati hyri nën tavolinë, e anglezët prisnin përgjigje nga ai. Ai ka qenë kryetar i rrethit të Prishtinës, ai di shumë çka, mirëpo ka ardhur në Kosovë me qindra herë, është edhe sekretar i Kuvendit të Serbisë, e ka Daçiqin mik të ngushtë”, deklaroi Lluka.

Madje, Lluka vlerësoi që nëse s’punohet në hulumtimin e krimeve të luftës, kriminelët do të vazhdojnë të sillen të lirë nëpër Kosovë. /teve1