25 vjet nga rënia e komandantit Agim Ramadani

25 vjet nga rënia e komandantit Agim Ramadani

Aktuale April 11, 2024 - 08:14

Sot u bënë 25 vjet nga rënia e heroit Agim Ramadani, i njohur si komandant “Katana”.

Ai gjatë luftës u shqua për kontributin e dhënë dhe strategjitë e udhëheqjes, shkruan Zeri.info.

Agim Ramadani u lind në Zhegër të Gjilanit më 3 maj 1963. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmen në Gjilan në vitin 1980, ndërsa Akademinë Ushtarake - Drejtimi i Komunikacionit në Zagreb të Kroacisë.

Përveç kësaj, ai është marrë edhe me poezi e pikturë, ndërsa edhe sot janë tejet të shquara.

Në vitin 1998 pranohet anëtar nderi në Akademinë Evropiane të Arteve.

Ai po gjatë këtij viti iu përgjigj edhe ftesës për luftën në Kosovë dhe njihet edhe për thyerjen e kufirit Kosovë-Shqipëri. /Zëri