Haradinaj përkujton dëshmorët Beat Coli e Valenton Spahiu: Vepra e tyre do të kujtohet ndër breza

Haradinaj përkujton dëshmorët Beat Coli e Valenton Spahiu: Vepra e tyre do të kujtohet ndër breza

Aktuale April 10, 2024 - 13:09

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar dëshmorët Beat Coli e Valenton Spahiu, të cilët vdiqën në moshën 17-vjeçare.

Ai tha se heroizmi i dy heronjve do të kujtohet ndër breza, raporton Zeri.info.

“Beat Coli e Valenton Spahiu, ishin të rinj në moshë, vetëm 17 vjeçarë, por të pjekur e të vetëdijshëm se liria nuk do të vinte pa sakrificë dhe vetëflijim.

Trimat e Dukagjinit fituan përjetësinë në Irzniq të Deçanit, 25 vjet më parë. Ata ranë që bashkëmoshatarët e tyre sot të jetojnë të lirë.

Heroizmi i dy heronjve do të kujtohet nder breza”, thuhet në postimin e tij në Facebook. /Zëri